Pyetsori- Trego ku ishim të suksesshëm apo çfar duhet permisuar

Mësimi plotsues në gjuhen Shqipe
Orari i mësimi plotsues ne shkollen Norsi mbajtur nga D. Gërxhaliu:
Kl.1. E hënë nga ora 14.30-16
Kl.2. E martë nga ora 13.15-15 Kl.5-6 nga ora 15-16.30
Kl.3-4. E enjte nga ora 14.30 -16

Fondi humanitar - Shoqata Bashkimi e ndihmuar nga aktivist me banim ne Turku dhe rrethinë, tani e shumë vite menaxhon fondin humanitar për transportimin e kufomave ne vendlindje. Pagesa për ketë fond është 10 € për çdo person pa dallim moshe dhe paguhet çdo vit ne fillim të muajit janar e deri në fund të muajt shkurt. Fondi ka rregulloren e vet dhe numrin e xhirollogarinë se vet (pra i ndryshëm nga ai i shoqatës). Për shkak të interesimit të madh dhe ne pa mundësi për të menaxhuar anëtarë nga qytete tjera te Finlandës, ky fond është dedikuar vetëm për qytetar të Turkut dhe rrethinë. Kjo është edhe arseja pse numri I xhirollogarisë së këtij fondi nuk bëhet publik në internet.

Grupi i valltareve i shoqatës përveç pjesëmarrjes ne festat e organizuara nga shoqata për komunitetin shqiptarë, përfaqëson kulturën shqiptare edhe ne festa të ndryshme të organizuare nga qyteti i Turkut.

Sporti - Rezultatet e ndeshjeve si dhe programin e ndeshjeve e gjeni më poshtë. Linku hapen ne faqe te re.
KF Kosova – Futsal Divisioni i 2-t. Programi dhe Rezultatet e ndeshjeve

Koleksion i pasur i librave shqip në bibliotekën e qytetit Turku

Nëse në web-faqen e Bibliotekës së qytetit Turku, në faqen “Vaski-kirjastot” për kërkimin e librave, zgjidhet gjuha shqipe, në ekran shfaqet një listë me mbi tetë qind libra. Kështu, bibliotekat në Turku dhe rrethinë e kanë koleksionin më të pasur të librave shqip në Finlandë, pas bibliotekës për gjuhë të huaja, Monikielinen kirjasto, në Helsinki.

Librat në gjuhën shqipe gjenden kryesisht në bibliotekën kryesore (pääkirjasto) në qendër të qytetit Turku, në repartin e librave për të rritur dhe në repartin e librave të fëmijëve (Saaga). Sipas kërkesës, libra mund të transferohen nga biblioteka kryesore në biblioteka të tjera. Bukur shumë libra shqip ka edhe në bibliotekën e qytetit Raisio (kryesisht libra për fëmijë) dhe në bibliotekën e qytetit Salo që edhe ajo tanimë bën pjesë në Vaski-kirjastot.

Librat në gjuhën shqipe
Librat në gjuhën shqipe gjenden kryesisht në bibliotekën kryesore (pääkirjasto) në qendër të qytetit Turku.

Biblioteka e qytetit Turku çdo vit e pasuron koleksionin e librave në gjuhën shqipe me tituj të rinj. Biblioteka përpiqet ta ndjekë zhvillimin në fushën letrare në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë, dhe t’i sigurojë ata libra që aktualisht janë nga më të lexuarit dhe më të diskutuarit.

Në bibliotekë mund të gjenden p.sh. disa nga librat më të rinj të shkrimtarëve dhe shkrimtareve shqiptare, siç janë Flutura Açka, Eqrem Basha, Ben Blushi, Jusuf Buxhovi, Diana Çuli, Ridvan Dibra, Skënder Dini, Agim Gjakova, Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Fatos Lubonja, Kim Mehmeti, Mira Meksi, Visar Zhiti, Brunilda Zllami etj. Në bibliotekë mund të gjenden edhe romane dhe poezi të shkruara nga autorë mërgimtarë në vende të ndryshme, p.sh. Lindita Arapi (Gjermani), Elvira Dones (SHBA), Hamit Gurguri (Suedi), Veton Mavriqi (Finlandë), Mexhit Sadiku (Finlandë), Rizah Sheqiri (Suedi) etj.

Çdo vit biblioteka siguron gjithashtu tituj të rinj të përkthyer nga gjuhë të huaja në gjuhën shqipe. Këta janë, për shembull, romane nga autorë bestseller nëpër botë (Dan Brown, Sandra Brown, John Grisham, Khaled Hosseini, Sophie Kinsella, Johanna Lindsey, Danielle Steel etj.), autorë laureatë të çmimit Nobel (Patrick Modiano, Mario Vargas Llosa, Herta Müller, J. M. G. Le Clézio, Doris Lessing, Orhan Pamuk etj.) dhe autorë skandinavë (Jostein Gaarder, Anne Holt, Stieg Larsson, Camilla Läckberg, Astrid Lindgren etj.). Biblioteka ka edhe disa libra të përkthyer nga gjuha finlandeze në gjuhën shqipe, të autorëve si Eeva Kilpi, Leena Krohn, Leena Lander, Leena Lehtolainen, Sofi Oksanen, Johanna Sinisalo, Martti Ahtisaari dhe Arto Paasilinna.

Nga ana tjetër, në gjuhën finlandeze janë përkthyer pesë vepra të Ismail Kadaresë (Kuolleen armeijan kenraali, Kivisen kaupungin kronikka, Särkynyt huhtikuu, Kolme surulaulua Kosovolle, Seuraaja) dhe një roman i Luan Starovës (Vuohien aika). Edhe një roman i shkrimtares Anilda Ibrahimi (Punainen morsian) është përkthyer në gjuhën finlandeze, edhe pse nga gjuha italiane.

Përpos letërsisë artistike, biblioteka ka një seleksion të gjerë të librave shqip me njohuri në lëmi të ndryshme, p.sh. në shëndetësi, ushtrime fizike, psikologji, histori, politikë, kuzhinieri, autoshkollë etj. Fjalorët shqip-finlandisht, shqip-suedisht dhe shqip-anglisht mund të ndihmojnë në mësimin e gjuhëve dhe mund të përdoren po ashtu nga finlandezët që duan ta njohin gjuhën shqipe.

Posaçërisht i pasur është koleksioni i librave për fëmijë. Biblioteka në Turku ofron shumë libra me ilustrime për fëmijë të vegjël si dhe përralla, tregime dhe romane të shkurtra për fëmijë që tanimë dinë të lexojnë vetë. Ka libra shkollorë si dhe libra të tjerë arsimorë-shkencorë, p.sh. për kafshët, për bimët, për gjeografi etj. Që të mos harrojnë as të miturit leximin në gjuhën amtare, biblioteka e pasuron rregullisht koleksionin e librave për të rinj. Përpos shkrimtarëve shqiptarë, sikur Viktor Canosinaj, Rexhep Hoxha, Arif Demolli, Anton Papleka etj., në bibliotekë mund të gjenden gjithashtu romane të lexuara në botë, të përkthyera në gjuhën shqipe, nga J. K. Rowling (serija Harry Potter), Stephenie Meyer (romanet Muzgu, Eklipsi, Hëna e re, Agimi), Suzanne Collins (trilogjia Lojërat e Urisë), John Green (romani Faji në yjet tanë) etj.

Me ndihmën e Internetit mund të kërkohen tituj të caktuar në biblioteka të tjera në Finlandë, p.sh. në katalogun HelMet, i cili i përfshin koleksionet e bibliotekave rreth qytetit Helsinki. Nëse libri i kërkuar gjendet në ndonjë bibliotekë në Finlandë, personeli i bibliotekës në Turku mund ta porosisë për ty.

Përveç bibliotekës Monikielinen kirjasto në Helsinki, e cila e ka si detyrë t’i furnizojë bibliotekat tjera finlandeze me libra të huajë, koleksione të pasura në gjuhën shqipe kanë bibliotekat në qytetet Espoo, Vantaa dhe Vaasa. Koleksione më të vogla ofrohen në disa qytete, p.sh. në Tampere, Oulu, Rovaniemi, Lahti dhe Kotka.

Sistemi i bibliotekave publike në Finlandë është një nga më të mirat në tërë botën. Ky është një shërbim që vlerësohet dhe përdoret shumë nga finlandezët e çdo moshe, pra shpresojmë që edhe shqiptarët e ndjekin shembullin e tyre, si në Finlandë ashtu edhe në atdhe. Mundësia e përdorimit të bibliotekës falas është një e drejtë që vlen të shfrytëzohet.

EF & TN